Kanadaja ka aprovuar vaksinën anti-covid të AstraZeneca. Injektimi i kësaj vaksine bëhet përmes dy dozave.

AstraZeneca është vaksina e tretë e miratuar në Kanada, pas Pfizerit dhe Modernas.  

Vaksina e AstraZeneca duhet të ruhet në temperatura normale në frigorifer, ndryshe nga dy vaksinat e tjera që kërkojnë temperatura shumë më të ulëta.

Sipas marrëveshjes së Kanadasë me këtë kompani, në vend do të mbërrijnë 20 milionë doza të AstraZeneca që do të dërgohen gradualisht. /tvklan.al