Kombëtarja e futbollit fiton medalje ari, mposhti me penallti Suedinë

Kombëtarja kanadeze e femrave është ngjitur në majën e futbollit botëror. Ekipi amerikano-verior zhvilloi një nga Olimpiadat më magjike  në historinë e saj, duke arritur që të fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio.

Të frymëzuar dhe nga forca e grupit, Kanadezet arritën që të ndalnin euforinë e Suedisë kampione Bote dy vite më parë, duke i mposhtur pas goditjeve të penalltive. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ku asisti për golin e kombëtares europiane mban emrin e shqiptares së natyralizuar në suedeze, Kosovare Asllani.

Kanadaja shënoi golin e barazimit me anë të Fleming, duke bërë që koha e rregullt, por edhe shtesa të mbyllej në ekuilibër 1-1. Nga ruleta ruse e penalltive, vajzat kanadeze ishin më të sakta, ku shënuan 3 kundrejt 2 të Suedisë.

Kjo ishte medalja e tretë radhazi për Kanadanë, por ndryshe nga dy herët e para, që fitoi bronzi, këtë herë vari në qafë medaljen e artë.

Klan News