Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka paralajmëruar Kanadanë se do t’i shpallë luftë nëse nuk merr masa për të hequr tonelatat me mbeturina që janë dërguar në Manila.

Në një deklaratë për mediat vendase, Duterte u shpreh se do i dërgojë javën e ardhshme në formë zyrtare këtë paralajmërim qeverisë kanadeze.

“Unë do të deklaroj luftë kundër tyre. Mbeturinat e Kanadasë janë në rrugë. Përgatituni, pasi mbeturinat tuaja po vijnë përsëri në shtëpinë tuaj”,

u shpreh Duterte.

Mbeturinat janë kryesisht disa mbetje elektronike. Ato janë dërguar me anije nga Kanadaja gjatë viteve 2013 dhe 2014 dhe në vitet që pasuan kërkuan nga shteti aziatik që t’i hedhë ato.

Kur Kryeministri kanadez Justin Trudeau vizitoi kryeqytetin filipinas në vitin 2015 premtoi një zgjidhje nga ana e Kanadasë, si dhe premtoi që një rast i tillë nuk do të përsëritej më.

Klan Plus