Me sponsorizimin bujar të Kanadasë, 500 mijë Paund, do të mbulohet siguria e Princit Harry dhe Meghan Markle, si dhe e djalit të tyre Archie.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka rënë dakord që vendi i tij dhe taksapaguesit të kontribuojnë në “llogarinë” për mbrojtjen e familjes së Harryt gjatë qëndrimit atje.

Në të njëjtën kohë, ai e siguroi Mbretëreshën e Anglisë se nipi dhe familja e tij do të ishin plotësisht të sigurt gjatë kësaj kohe.

Sidoqoftë, sipas mediave britanike, thuhet se ekzistojnë shqetësime se kjo kosto e madhe mund të ketë ndikim në Kanada, si dhe të “dëmtojë” pozicionin e monarkisë në vend.

Vlen të përmendet se Harry dhe Meghan, si anëtarë të familjes mbretërore kanë të drejtë për sigurim 24/7, të subvencionuar nga taksapaguesit kanadezë, qoftë kur janë në shtëpi apo jashtë vendit, madje edhe nëse ata janë me pushime. /tvklan.al