Mesazhe urime edhe nga Presidenti i PES-it

Kryeministri Edi Rama ka marrë mesazh urimi për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit edhe nga Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kancelari Kurz teksa e uron për mandatin e tretë, shprehet se Austria pret të forcojë më tej marrëdhëniet bilaterale me qeverinë dhe të gjitha forcat e tjera politike në Shqipëri, për të luftuar së bashku pandeminë e Covid-19, për të mbështetur perspektivën e Shqipërisë në BE dhe për t’i mundësuar asaj hyrjen në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit.

Një mesazh urimi për fitoren ka ardhur edhe nga Presidenti i Partisë Europiane Socialiste.  

Sergei Stanishev në mesazhin e tij thotë se Shqipëria arriti të organizojë zgjedhje të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse.

Tv Klan