Për herë të parë në 15 vjet, CDU kryeson sondazhet elektorale

Për herë të parë në 15 vite social demokratët gjermanë kanë mundur partinë e Angela Merkel sipas një sondazhi të realizuar së fundmi që nxjerr favorite këtë parti politike në zgjedhjet e afërta elektorale.

Merkel do të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve të 26 Shtatorit, por popullariteti i partisë së saj është dobësuar ndjeshëm.

Sondazhet nuk e favorizojnë aspak Armin Laschet i cili pritet të pasojë Kancelaren gjermane pasi deri më tani nuk ka arritur të bëjë përshtypje tek votuesit gjermanë.

Kjo është një goditje për partinë CDU të kancelares Angela Merkel, e cila ka vendosur që në Vjeshtë të mos kandidojë më për poste politike. Por ajo deklaroi se nuk do të ndikohet nga sondazhet që tregojnë mbështetje të ulët për partinë  e saj dhe u zotua se partia  do të luftojë për një rezultat të mirë në zgjedhjet elektorale.E pyetur mbi  sondazhet gjatë një konference për shtyp në Berlin, Merkel dha këtë përgjigje:

Ne do të punojmë çdo ditë për të marrë një rezultat të mirë zgjedhor dhe jo për të parë çdo ditë  sondazhet. Në fund të fundit janë fletët e votuesve në kutitë e votimit ato që llogariten.”

Disa anëtarë brenda partisë kanë fajësuar për rënien e mbështetjes për kandidatin e CDU-së për Kancelar dhe President, Armin Laschet, performanca e të cilit ka rënë ndjeshëm pasi kamera e kapi atë duke qeshur gjatë një vizite në një qytet të goditur nga përmbytjet muajin e kaluar në Gjermani. Më 26 Shtator 2021, të gjithë votuesit me të drejtë në Gjermani do  të votojnë për parlamentin e ri.

Klan News