Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur kundër një zgjidhje ushtarake për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës. Përgjigjia e saj vjen pas kërkesës së Presidentit të Ukrainës, Poroshenko, i cili i bëri thirrje NATO-s të ndërhyjë dhe të dërgojë anije në detin Azov.

Tensionet mes dy vendeve u rritën të dielën kur Rusia qëlloi 3 anije ukrainase. Kancelarja Merkel thotë se kjo krizë është shkaktuar krejtësisht nga veprimet e Presidentit rus. Megjithatë, ajo shtoi se çështje të tilla duhet të zgjidhen vetëm me dialog dhe jo ushtarakisht.

Presidenti Putin ka akuzuar Presidentin ukrainas Poroshenko për provokim lidhur me incidentin që ndodhi në det. Sipas Putin, Presidenti Poroshenko kërkon vëmendjen para zgjedhjeve të vitit 2019 dhe këtë situatë do ta përdorë për politikën e brendshme.

Në kundërpërgjigje të agresionit rus, Presidenti ukrainas ka vendosur ligjin ushtarak për 30 ditë në pikat kufitare të Ukrainës.

/tvklan.al