Kancelarja-Kryeministrit: Një nder i madh të punoja me ju

Kryeministri Edi Rama ka nderuar kancelaren gjermane, Angela Merkel me medaljen “Ylli i Mirënjohjes” gjatë vizitës që zhvilluan me njëri-tjetrin. Është vetë Kryeministri që ka postuar në rrjetet sociale momentin e dhënies së medaljes Merkelit dhe ka zgjedhur ta falenderojë edhe në gjermanisht.

“DANKE ANGELA”, shkruante kryeministri. “Ky është Yll i Mirënjohjes dhe ky këtu është simboli i Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, i cili mbrojti Shqipërinë nga pushtimi e u mbiquajt “Atleti i Krishtit” si mbrojtës i Krishtërimit. Kështu që mendoj se ju detyrohemi për këtë. Nuk do mbaj fjalim këtu se e di që ju nuk para i duroni ceremonitë ndaj vetëm le të mjaftohemi me foton”, thoshte më tej në video Rama.

Ndërkohë Merkel tha nga ana tjetër se ka qenë një gjë e mirë që ka punuar me kryeministrin shqiptar.

“Jam e vetëdijshme që është një nder i madh dhe ishte gjë e mirë për mua të punoja së bashku me ju. Faleminderit”, tha ajo. /tvklan.al