Kanceri i gjirit prek edhe meshkujt

Kanceri i gjirit prek edhe meshkujt

15:51 06/10/2019

5 meshkuj dhe 700 femra të identifikuar në një vit

Duket e pazakontë, por kanceri i gjirit po prek edhe meshkujt. Sipas eksperteve rastet janë të rralla, teksa për femrat konsiderohet sëmundja tumorale me e përhapur. Vetëm gjatë një viti, 700 gra janë diagnostikuar me kancer gjiri.

“1% e rasteve me kancer gjiri haset tek meshkujt, çka do të thotë 5 raste të reja në vit. Ne kemi rreth 50 raste te reja për 100 mijë gra dhe kemi rreth 16 vdekje për 100 mijë. Shumica dërrmuese shërohen”, thotë Alban Ylli, specialist i ISHP.

Numri i pacienteve me sëmundje tumorale ka ardhur duke u rritur nga viti në vit dhe për këtë ndikojnë disa faktorë.

“Rastet e reja të identifikuara janë duke u shtuar për arsye të moshës mesatare më të lartë, por edhe për arsye se po ndërgjegjësohemi, po funksionojnë disa elementë të kapjes së hershme. Mund të ketë edhe faktorë të tjerë më të dobët në lidhje me stilin e jetesës. Vërejmë se në moshat e reja mbi 50 vjeç, vdekshmëria është qartazi duke rënë në 5-6 vitet e fundit.”

Në vitin 2018 janë identifikuar 6 000 raste të reja me sëmundje tumorale, shumica e të cilave i përkasin kancerit të mushkërive dhe më pas të gjirit.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi