Kanceri i qafës së mitrës po prek gra në moshë më të re – TV KLAN

Kanceri i qafës së mitrës po prek gra në moshë më të re

Ulet mosha e grave të prekura nga kanceri i qafës së mitrës. Nëse një dekadë më parë grupmosha më e prekur ishte mbi 40 vjeç, sot sipas mjekëve specialistë, kjo moshë është ulur në 25 vjeç.

Por cilat janë arsyet sipas mjekëve?

Mjekët obsteter-gjinekologë bëjnë apel për kryerjen e analizave, pasi ky kancer po vjen në rritje, dhe është i dyti nga llojet që u shkakton vdekjen femrave në Shqipëri, pas kancerit të gjirit.

Pak ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë lajmëroi nisjen e një programi kombëtar të depistimit të kancerit të qafës së mitrës, i cili pritet që të nisë në muajin Mars. Ndërkohë që grup-mosha target e programit do të jetë 40-49 vjeç. Por për ekspertët kjo moshë duhet të ulet më tepër për arsye që rastet me kancer në qafën e mitrës hesën në moshë shumë më të re.

 Klan Plus

Kategori
Klan PlusShendetTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*

Emisione