ISHP: 492 rastet e reja në vit. Incidenca më e lartë në Vlorë dhe Berat

Sëmundjet tumorale në vend janë në rritje. Kjo vërehet edhe në studimin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik për kanceret e zorrës së trashë, apo kanceri kolorektal siç njihet ndryshe, të cilët përbëjnë 7% të totalit të rasteve të reja të diagnostikuara në vit.

Sipas studimit të ISHP, në periudhën 2015-2021 në Shqipëri ka pasur një rritje të të rasteve të reja me kancer kolorektal, numri më i lartë është hasur në vitin 2017 me 430 raste dhe në në vitin 2021 me 492 raste. Incidenca për për këtë lloj kanceri është 14 raste për 100 mijë banorë.

Sipas studimit, incidenca rezulton të jetë më e lartë në qarqet e Vlorës 23.2 për 100 mijë banorë dhe Berati me 20.3, më pas renditet Kukësi, Korça, Gjirokastra e Dibra.

Edhe vdekjet nga kanceri i zorrës së trashë, ashtu si rastet kanë ardhur në rritje. Sipas ISHP-së, kanceri i zorrës së trashë zë 6.2% të totalit të vdekjeve nga tumoret, ndërsa në krahasim me vitin 2015, gjatë vitit 2021 vdekshmëria u rrit me 14%. Përqindja më e lartë është tek meshkujt (53%), krahasuar me femrat (47%).

Ekspertët e shëndetit publik vlerësojnë si faktor kryesor rrisku për kancerin e zorrës së trashë, dietën ushqimore. Ky lloj kanceri ka qenë më i shpeshtë tek popullatat që konsumojnë më shumë produkte mishi, sidomos mishi i kuq, sallamet etj dhe yndyrnash shtazore dhe më pak fruta, perime apo drithëra.

Studime tregojnë se risku i këtij kanceri mund të ulet përmes shtimit të aktivitetit fizik, uljes së peshës trupore, uljes së konsumit të alkoolit dhe lënies së duhanit.

Klan News