Përfaqësuesi i Lartë në Bashkimin Europian, Josep Borrell, në konferencën e përbashkët për shtyp në Bruksel krah Kryeministrit Edi Rama, përgëzoi Shqipërinë për rezultatet në fushën e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës dhe inkurajoi zbatimin e reformave.

Së pari Shqipëria është një partner kyç për BE-në është partner i besueshëm për sigurinë dhe në shumë aspekte një shembull për rajonin. Shqipëria është 100% në përputhshmëri të plotë me vendimet e politikës së BE-së për çështjet e jashtme dhe sigurisë. BE është në fakt partneri më i fortë i Shqipërisë dhe do vazhdojmë t’ju ndjekim dhe t’ju qëndrojmë në krah në rrugën drejt BE-së. Do të vazhdojmë t’ju japim mbështetje si për pasojat pas tërmetit dhe atyre të Covid. Përgëzuam Shqipërinë për rezultatet që janë arritur në veçanti në fushën e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Përgëzojmë Shqipërinë dhe inkurajojmë për zbatimin e reformave”.

Borrel u ndal edhe tek zgjedhjet. Ai theksoi nevojën për lista kandidatësh me njerëz me integritet, ndërsa një mesazh e kishte për të gjithë udhëheqësit politikë, që integrimi europian duhet të jetë një objekt i të gjithëve dhe për të cilët tregohet angazhim i të cilëve. Polarizimi i skajshëm tha ai pengon integrimin.

“Për zgjedhjet që do të ketë theksojmë nevojën që të gjithë të sigurojnë në lista kandidatësh njerëz me integritet. Kjo është shenjë që vendi do ta luftojë korrupsionin. Sa u përket zgjedhjeve kemi mesazh për të gjithë udhëheqësit politik, integrimi europian duhet të jetë një objekt i të gjithëve dhe për të cilët tregohet angazhim i të cilëve. Polarizimi i skajshëm nuk është shenjë e pjekurisë politikë dhe nuk i shërben vendit, pasi pengon integrimin. Me shumë kërshëri po presim që të organizojmë konferencën ndërqeveritare”./tvklan.al