Nga 200 garues skualifikohen 8, pritet të kryejnë testin edhe 224

200 nga 424 kandidatët që kaluan fazën e parë për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit kanë përfunduar testin logjik që është zhvilluar në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Burime pranë BKH-së bëjnë me dije se 192 nga 200 garuesit kanë siguruar më shume se 12 pikë duke kaluar në fazën tjetër.

Gara do të vazhdojë edhe për 224 kandidatët e tjerë që u kualifikuan në fazën e parë dhe më pas fituesit do i nënshtrohen testeve fizike.

Nga 653 kandidatë, në fund të këtij procesi do të përzgjidhen 60 prej tyre, që do të përbëjnë edhe Byronë Kombëtare të Hetimet, e cila do të drejtohet nga SPAK.

403 kandidatë që aspirojnë për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të vazhdojnë më tej garën. Paraditen e së enjtes, 424 aplikantë zhvilluan testin logjik në ambientet e Pallatit të Kongreseve, por 21 prej tyre nuk e kaluan dot provën.

Tv Klan