Kandidatët për “Kushtetuesen”, seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve

Kandidatët për “Kushtetuesen”, seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve

16:02 29/10/2019

Komisioni i Ligjeve ka nisur seancat dëgjimore me 3 kandidatët e Gjykatës Kushtetuese. Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji vijnë të treja nga e njëjta përvojë pune, ato janë këshilltare ligjore të Gjykatës Kushtetuese.

Një prej te treja kandidateve të listuara nga KED si të përshtatshme për këtë detyrë, duhet të zgjidhet nga kreu i shtetit dhe dy të tjerat do të votohen nga Parlamenti më 14 Nëntor.

Vorpsi, Toska dhe Papajorgji duket se do të jenë anëtaret e ardhshme të Gjykatës Kushtetuese pasi janë të vetmet kandidate për 3 vendet bosh në këtë gjykatë.

Dy javë më parë, Presidenti dekretoi Besnik Muçin si anëtar të Kushtetueses, ndërsa në detyrë edhe pse me mandat të përfunduar, qëndron Vitore Tusha.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi