Mbështetje për Shqipërinë dhe shtetet e Ballkanit në BE

Tre muaj përpara zgjedhjeve federale gjermane që mbahen më 26 Shtator, tre kandidatët për postin e kancelarit konservatori Armin Laschet Socialdemokrati  Olaf Scholz dhe kandidatja e të gjelbërve Annalena Baebock kanë debatuar për të ardhmen e politikës së jashtme dhe të sigurisë të Gjermanisë. Kandidatët ishin në një mendje për zgjerimin e BE-se me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

 “Integrimi evropian është i bazuar mbi sundimin e shtetit ligjir, demokracinë dhe liritë themelore dhe këto vlera vlejnë edhe për të tjerët që synojnë të na bashkohen.  Na duhet të jemi të drejtë dhe realist, detyrat tona të radhës janë që të finalizojmë me sukses procesin e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor për të cilin do të na duhen shumë vite. Për BE-në është e rëndësishme që të mos lë pas dere këto shtete si Shqipëria dhe pjesët e ish-Jugosllavisë.

Paralelisht me këtë është e rëndësishme që të reformojmëBE-në. Edhe së fundmi ne vumë re sesa e vështirë është që të arrijmë në vendime unanime të 27 shteteve anëtare. Për të shmangur këto bllokime në duhet të mendojmë që  të heqim konceptin e unanimitetit në disa lloj vendimesh”, është shprehur kandidati për kancelar SPD, Olaf Scholz

 “Ne kemi mundësinë që lehtësisht mund t`ju premtojmë shteteve të tjera anëtarësim të menjëhershëm në BE por realiteti në momentin që po bisedojmë është tjetër. Unë mbaj mend në kohen kur unë punoja në parlamentin evropian ata që ishin kundër BE-se koleget britanike ishin gjithnjë në favor për ta bërë familjen tonë sa më të madhe që do të ishte e mundur madje duke përfshire, Ukrainën, Turqinë një strukturë që do te ishte vetëm një zonë e lirë tregtare.

Nëse në duam që BE të funksionojë atëherë institucionet duhen strukturuar në atë formë që të bëjnë të mundur që i njëjti ligj të veprojë njësoj kudo këtu ne Berlin, në Ukrainën lindore dhe më tej në shtetet më të vogla të Ballkanit. Në këtë pikëpamje unë ndaj të njëjtin mendim me pozicionin e zotit Olaf që detyra e radhës do të jetë për ne është që të sjellim shtetet e Ballkanit Perëndimor në BE që është çështje mjaft e komplikuar”, është shprehur kryetari i CDU Armin Laschet.

Klan News