9 736 vota preferenciale që i japin mundësinë që të thyejë herësin dhe të bëhet deputet.

Klan News raporton se Luçiano Boçi, i cili garon në radhët e Partisë Demokratike në Elbasan është bërë kandidati i parë i cili ka thyer herësin pas votave që ka marrë nga qytetarët dhe pse është në pjesën jo fituese të listës.

Sipas të dhënave në KQZ, ai renditet i 7 në listën e Partisë Demokratike. Kujtojmë që në Elbasan, PD ka fituar 6 deputetë.

Deri më tani kandidatët me numrin më të ulët të votave janë Zheni Gjergji me 1912 vota dhe Eugen Isaj me 2902 vota./tvklan.al