Sazan Guri është tërhequr nga gara si kandidat për deputet në Qarkun e Beratit.

Një dita pasi u publikua lista e Partisë Demokratike ku Sazan Guri do përfaqësonte këtë parti ai vendosi të tërhiqet. Njoftimin e ka bërë në një postim në rrjetin social Facebook.

Pak më parë nga lista e kandidatëve të PD në qarkun e Elbasanit është tërhequr Blendi Himçi.

Reagimi i Sazan Gurit

Miq dhe dashamirës,

Falenderimi im qendron për të gjithë ju që s’keni rreshtur me deshirën e mirë për të me uruar, me pretendimin e madh për të qenë pjesë e zgjidhjes së atyre çështjeve që deri sot i kemi bërë nga jashtë dhe nesër e tutje mund t’i bënim nga brenda. Por, fati në Shqipëri ende nuk vazhdon të jetë me njerezit e dijes, megjithëse guxuam të ishim pjese e politikave për mbrojtjen e të pambrojturve dhe jo pjesë e politikave për të bërë biznes.

Do e falja një figurë politike para njerëzve të mendimit, por s’mund të vazhdojme më me ata që e shohin parlamentin si vend për t’i dhënë punë vetes dhe jo të tjerëve, si vend që rrisin bizneset dhe fitojnë, paçka që të tjerët humbasin. Në këto kushte, as nuk e gjej dhe as nuk e krahasoj veten, ndaj vendosa të tërhiqesha zyrtarisht nga kjo garë. Me shpresë se kohë më të mira do të vijne, uroj që zgjedhjet dhe parlamenti i ri të eci mbarë

!/tvklan.al