Emisioni “Stop” u ndal këtë të premte në Prizren, pasi i riu 27-vjeçar, Shkumbin Miftari ka mbaruar Universitetin e Arteve në Tiranë bashkë me masterin për Fizarmonikë dhe po has vështirësi në punësim.

Arsyeja, për të cilën ai i është drejtuar emisionit “Stop”, është, se Shkumbini është i vetmi në Republikën e Kosovës me master si mësues fizarmonike, por ka 4 vjet, që është pa punë.

 “Stop” iu drejtua Drejtorisë Komunale të Arsimit, Inspektoratit të Punës dhe Komunës Prizren. Të gjithë zyrtarët e këtyre institucioneve u shmangën nga përgjegjësia, duke u bërë palë me tre procedurat e konkurrimit për një vend pune si mësues fizarmonike.

Juristja DKA, PrizrenËshtë dy mijë euro më vete për këtë, se e kam zyrën e zënë, kështu që po folim këtu.

Shkumbin Miftari: Në mungesë të…në mungesë tëë…

Juristja DKA, Prizren: kuadrit.

Shkumbin Miftari: Po, kuadrit të kualifikuar me master, është anuluar dhe në fund të konkursit, prapë po shkon, që po e marrin, ato të pa kualifikuar.

Juristja DKA, Prizren: Për vitin e kaluar, se çfarë ka ndodhur nuk e di, se nuk kam qenë.

Shkumbin Miftari: Po!

Juristja DKA, Prizren: Edhe s’mund me të dhënë përgjigje.

Shkumbin Miftari: Inspektorati i punës ë?

Inspektorati i Punës: Po!

Shkumbin Miftari: Kam një problem me shkollën, me një konkurs me DKA-në

Inspektorati i Punës: Po, ta pres shkurt unë, deri tash kemi pas kompetenca në krahasim me shëndetësinë, prej këtij muaji, prej datës 16, na janë heq arsimi dhe shëndetësia.

Shkumbin Miftari: Nejse, unë vetëm këtë desha me dit, komuna me DKA-në s’paska. Unë të vazhdoj diku tjetër?

Komuna Prizren: Domethënë atje i drejtohesh edhe për këto konkurse, që në fund të konkursit. Kam ngelur i pakënaqur.

Shkumbin Miftari: Po, ankesë!

Komuna Prizren: Që jam i pakënaqur

Shkumbin Miftari: Po, po, faleminderit shumë!

Ndërsa drejtoresha e DKA Prizren, nxorri pretendimin, se Shkumbin Miftari në konkursin e tretë, nuk e kishte të noterizuar diplomën e masterit, procedurë, që ai e ka bërë që në vitin 2018. Kur e përballim me këtë fakt, drejtoresha dhe juristja thonë, se në dosjen e Shkumbinit, ky dokument nuk ekziston.

Drejtoresha DKA, Prizren: Nuk e shoh të arsyeshme, shumë sinqerisht po ju them, me shumë kortezi dhe mirësjellje. Ne kemi shtetin tonë, unë nuk e mohoj, unë gëzohem, që kemi mbërrit deri në këtë shkallë, me të vërtetë me Shqipërinë edhe tash bëhet një çështje ndërkombëtare, pavarësisht, çfarë është interesi juaj… Të lutem të jemi… shumëë pa doreza!

Gazetari: Jo, pa doreza ideja, është një problem, që ne e ndjekim, e kemi shtrirë emisionin, s’është i pari ky, jemi marrë dhe me disa problematika të tjera.

Drejtoresha DKA, Prizren: Okej, më vjen mirë, që komunikimi prej nivelit kulturor ka kaluar dhe në nivele të tjera. Gëzohem!

Gazetari: Dhe kjo është pozitive, besoj!

Drejtoresha DKA, Prizren: Po!

Gazetari: Sa flasim një gjuhë, sa kuptohemi, sa jemi të gjithë shqiptarë, pse jo, domethënë kufiri është sa për… institucional.

Drejtoresha DKA, Prizren: Dhe që mbërrin çështja deri këtu, s’ma ka marrë mendja…

Gazetari: Po, ja mbërriti.

Drejtoresha DKA, Prizren: Janë raste individuale edhe prej Qershorit deri tash, i kemi pas shtatë konkurse, kështu që mundeni me marr me mend çfarë rrëmuje. A ka mundësi, me më tregu paraprakisht, çfarë ju ka thënë ky kundër-kandidati?

Gazetari: Ideja është, a ka ndonjë mundësi, për t’i dhënë një zgjidhje rastit? Ta zgjidhim pozitivisht, mos merremi me…

Drejtoresha DKA, Prizren: Nuk kemi mundësi me e zgjidh rastin pozitivisht, se në radhë së pari, kandidati juaj…,rasti, që ka ardhur deri te ju, është puna, që e ka kryer në Universitetin e Tiranës këtë masterin për fizarmonikë. Mirëpo nuk e ka pas të nostrifikuar. (noterizuar)

Gazetari: E ka pas.

Drejtoresha DKA, Prizren: Jo, nuk e ka pas, nuk e ka pas të nostrifikuar dhe është kusht në konkurs, nëse nuk e ke të nostrifikuar, nuk mundesh.

Gazetari: Po e ka…

Drejtoresha DKA, Prizren: Jo, jo, nuk e ka pas. Ja ku i kemi dokumentet të gjitha, nuk e ka pas të nostrifikuar diplomën…Edhe automatikisht skualifikohet..

Gazetari: Aty është. A mund ta shohim? Se ai thotë, që e kam pasur të nostrifikuar..

Drejtoresha DKA, Prizren: Nuk ka pas mundësi, të jetë ashtu.

Gazetari: Ja ta…, sepse unë e di, që nostrifikohet një herë diploma, kur vjen nga një shtet tjetër dhe është ekuivalente.

Drejtoresha DKA, Prizren: Po, është valide, mirëpo pa nostrifikim, është kusht në konkurs.

Drejtoresha DKA, Prizren: Zotëri! Ja, ku e ke dosjen dhe nostrifikim nga ministria jonë, nuk ka.  Master po, nostrifikim jo, edhe pa nostrifikim ne nuk mundemi, domethënë të kualifikojmë, se nuk merret si e kryer.

Gazetari: Ai thotë, që unë e kam dorëzuar…

Drejtoresha DKA, Prizren: Po, ja ku i keni dokumentet!

Gazetari: Shkumbin, si kalove?

Shkumbin Miftari: Genci, mirë faleminderit! Si je ti?

Gazetari: Të lutem, ma dërgo pak atë diplomën e nostrifikuar?

Shkumbin Miftari: Po, nostrifikimin!

Gazetari: Po!

Shkumbin Miftari: Tash ta skanoj dhe ta dërgoj!

Gazetari: Po, ky është! Ja shihe njëherë.

Juristja DKA, Prizren: Në dosjen e tij nuk ka.

Drejtoresha DKA, Prizren: Në dosjen, që e kemi na, nuk ka ai.

Juristja DKA, Prizren: Po, ky është vendimi nga ministria, mirëpo në dosjen e tij, nuk janë./tvklan.al