Edona Bilali kryeson listën e Partisë Socialiste në Shkodër për zgjedhjet e25 Prillit. Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, Bilali tregoi sesi e kishte marrë ftesën për të qenë kandidate për deputete.

Si u lidhët me PS dhe nga ju erdhi ftesa?

Në fakt propozimi ka qenë një surprizë. Kryeministri më thirri në takim. Ishte takimi i parë me Kryeministrin, nuk jemi takuar më parë. Bëmë një takim, ndamë vizionin për Shkodrën, kryesisht.

Më fal po si ju thirri, tha alo jam Edi Rama, po vjen pak?

Nuk më mori dikush nga PS, më mori dikush në emrin e kryeministrit për t’u paraqitur në Kryeministri për një takim me zotin Rama. Jam takuar direkt me kryeministrin, në zyrën e tij. Ai personalisht ma bëri ftesën. Takimi ka qenë një zyrën e zotit Rama, midis meje dhe Kryeministrin. E kuptova me atë çka foli që me ketë 4 vjeçar ai ka seriozisht dhe nëse ai e ka seriozisht, unë e kam akoma më seriozisht sepse kam motiv personal për të bërë ndryshim në Shkodër.

Ju keni një formim lidhje më të fortë me të majtën, personale ose dhe familjare, apo ishte ftesa e Ramës që ju orientoi drejt PS?

Ishte ftesa e Ramës dhe në fakt unë vendimmarrjen për të pranuar këtë pozicion, këtë propozim e kam marrë në takim, gjatë takimit. Pra nuk shkova me një vendim të marrë apo me një gjë konkrete se çfarë do të më propozohej. Kur të thërret kryeministri i vendit definitivisht në takim shkon. Po gjatë takimin që bëmë, teksa unë po thosha pa doreza opinionin që kam për çdo gjë që po ndodh në Shkodër, më tha ‘unë dua që partia të bëhet si ty dhe jo ti si partia’. Edhe mendoj që kjo është fjalia ia vuri vulën edhe më motivoi, sepse unë në punën e përditshme kam impakt tek njerëzit, pore politika është krejt një dimension tjetër dhe shpresoj që do më japë që të sjell vërtetë ndryshim në Shkodër.

Mendoni që angazhimi politik është një angazhim që ka edhe sakrifica, edhe do ju largojë nga biznesi që keni dhe nga shumë gjëra të tjera, pse e morët? E morët thjeshtë se e kishit pasion apo ju motivoi kryeministri dhe dolët pak e sugjestionuar nga takimi me të?

Unë nuk kam pasur asnjë ambicie politike deri tani. Me subjektin dhe me skuadrën që kam është kënaqësia për të bërë ndryshim, ajo që na çon përpara. Kam një skuadër të mrekullueshme të cilën kam vendosur jo vetëm dejuro, por edhe defacto për me hequr dorë që të njëjtin ndryshim shumë më të vogël që bëjmë tek këto njerëz, tek këto biznese të kemi mundësinë ta bëjmë në një formë më të amplifikuar.  Nëse gjëja nuk do të bëjë ndryshim, atëherë patjetër që ka qenë një eksperiencë shumë e bukur, do ta hap krahun vajzave të reja të cilat nuk janë gjithashtu të përfshira politikisht, sepse mendoj se unë ato përfaqësoj.

Pjesa më e madhe e politikanëve të rinj, vazhdimisht në këto njëzet e ca vjet që unë bëj emisione, thonë që duam të sillemi ndryshe dhe pas muajsh bëhen identikë si ata që nuk duan të bëhen. Ke frikë që mund të të ndodhë kjo gjë?

Nuk besoj, nuk kam frikë fare në fakt, sepse mendoj që gjatë gjithë kohës, edhe në profesionin tim, udhëhiqem nga vlerat, pastaj nga përfitimi. Në momentin që unë e shoh që po dal nga karakteri apo nuk po bëj atë për të cilën kam hyrë, hapja e krahut, gjithashtu mendoj që është motivim pikërisht për të rinjtë që po gjejnë veten tek unë.

Krahun në këtë vend nuk e ka hapur asnjë politikan, vetëm kur e shtyn ndonjëri me bërryl që e hedh në anë, po vetë nuk besoj se ka pasur hapje krahu…

Nëse nuk do ta hap krahun do të jem prap atëherë të ftuar në studion për të treguar çdo gjë konkrete që do jemi duke bërë për Shkodrën./tvklan.al