Senera Hoxha, kandidatja për deputete e Partisë Socialdemokrate të drejtuar nga Tom Doshi, thotë se në këtë forcë politike vlerëson humanizmin e liderit të kësaj force politike.

E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Senera Hoxha u pyet edhe për deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila ka kërkuar moskandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit.

Lidhur me këtë çështje, ajo tha se Departamenti Amerikan i Shtetit duhet të kishte investiguar edhe politikanë të tjerë shqiptarë, e jo vetëm z.Doshi.

Fatos Hakorja: Çfarë ka kjo parti diçka të veçantë që ju e vlerësoni?

Senera Hoxha: Humanizmin e z.Doshi. Në dijeninë time, z.Doshi është i vetmi deputet që çdo muaj paguan në spitalet private para nga xhepi i tij për pacientë që kanë nevojë për të bërë skanera covidi, operacione emergjente të cilat nuk e gjejnë dot radhën në shtet, ndihma pafund, shtrime rrugësh, tubacionesh dhe nëpër fshatra kudo në gjithë Shqipërinë.

Edlira Gjoni: Si diskutohet në partinë tuaj e gjithë kjo zhurmë që është duke u bërë për kryetarin e partisë tuaj?

Senera Hoxha: Nëse DASH do ishte pak thelluar pak më tepër në investigim, edhe mua si qytetare nuk do më pëlqente që në lista të shikoja njerëz që kanë shkaktuar Gërdecin, kanë vrarë në bulevard apo kanë vjedhur floririn. Në momentin që do kenë fakte le t’i nxjerrin.   /tvklan.al