Kandidatja për Kryeministre të Kosovës: Për koalicionet flasim pas rezultatit

Posta

Kandidatja për Kryeministre të Kosovës: Për koalicionet flasim pas rezultatit

11:10 06/10/2019

“Të mos ketë presione ndaj qytetarëve, Kosova do të ketë arsye të festojë”

Vjosa Osmani, e vetmja kandidate femër për Kryeministre të Kosovës nga radhët e LDK-së, thotë se zgjedhjet e sotme në Kosovës janë një ditë historike. Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime dhe kërkon që ndaj tyre të mos ketë asnjë presion.

“Thirrja ime është për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të bëhen pjesë e këtij vendimi historik. Sepse vërtetë kjo është një ditë historike dhe vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Besoj që nëpërmjet një procesi të drejtë, të lirë dhe demokratik, Kosova sot do të ketë arsye për të festuar. Prandaj edhe shpresoj që gjithçka të ecë mbarë. Që qytetarët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë nëpërmjet të cilës përcaktojnë fatin e tyre, por edhe të ardhmen e fëmijëve të tyre. Gjithcka të shkojë pa asnjë presion dhe qytetarët të kenë mundësi ta shprehin vullnetin e tyre të lirë”.

Sa i përket koaliconeve paszgjedhore, Vjosa Osmani u shpreh se për këtë çështje do të diskutohet pas rezultatit të votimit. Kurse për procesin e votimit, kandidatja e LDK theksoi se ka pasur disa parregullsi.

“Besoj shumë që sot Kosova do të ketë arsye për të festuar. Për koaliconet dhe të tjera flasim pas rezultatit të sotëm. Jemi informuar për disa parregullsi, prandaj bëj thirrje që qytetarët e Kosovës të lihen të votojnë të lirë”. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi