Vendimi për garimin e ish-presidentit merret në Shkurt

Pjesëmarrja ose jo e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës do të vendoset përfundimisht nga Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara.

Shkalla më e lartë e gjyqësorit në këtë vend vendosi të marrë në shqyrtim, apelimin që Donald Trump i bëri vendimit të Gjykatës së Lartë të shtetit federal të Kolorados që vendosi të mos e përfshijë emrin e tij në fletët e votimit të zgjedhjeve paraprake të këtij viti për kandidaturën presidenciale republikane, rrjedhimisht edhe nga votimi për presidencialet e Nëntorit në këtë shtet federal.

Në një deklaratë të Gjykatës së Lartë në Uashington, thuhet se seanca dëgjimore do të zhvillohet në Shkurt. Vendimi përfundimtar i kësaj gjykate shfuqizon të gjitha vendimet e deritanishme të gjykatave të shteteve federale mbi këtë çështje.

Kjo do të jetë hera e parë në histori që Gjykata e Lartë merr në shqyrtim kërkesa që kanë të bëjnë me përjashtimin e një kandidati nga zgjedhjet presidenciale.

Trump është përjashtuar nga zgjedhjet paraprake jo vetëm në Kolorado por edhe në Mein, pasi Gjykatat e Larta të këtyre shteteve argumentuan se ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë ka organizuar dhe është përfshirë në një kryengritje si ajo e 6 Janarit 2021. Një ligj i vjetër ndalon pjesëmarrësit në kryengritje të marrin poste shfetërore.

Tv Klan