Në programin “Rudina” në Tv Klan ka qenë një çift mjaft i dashuruar me njëri-tjetrin, bëhet fjalë për Edi dhe Toni Gogun të cilët janë gjithmonë mbështetës të njëri-tjetrit në çdo drejtim. Edi dhe Toni Gogu janë të martuar prej 23 vitesh kanë tre fëmijë, Antonia 22 vjeç, Teo 20 vjeç dhe Timo 10 vjeç. Aktualisht Toni Gogu kandidon për deputet me Partinë Socialiste dhe është i 11-ti në listën e Tiranës, ndërsa Edi njihet për përralla për fëmijë ku ka botuar dy libra “Flutura Gazplotë” dhe “Dhëmbët e mëdhenj të gomarit Ziko” dhe “Tuli Turtuli”.

Ata gjatë e emisionit kanë folur më gjatë lidhur me mbështetjen dhe forcën që i japin njëri-tjetrit në 23 vite martesë, prindërimin dhe aktivizimin e Tonit në politikë.

Rudina Magjistari: Si e ke mbështetur Tonin gjatë kësaj periudhe, në hije sigurisht, por mua më duket sikur jeni të pandarë gjithmonë. Si ka qenë ndihma jote këtë herë?

Edi Gogu: Fakti që Toni është bashkëshort dhe baba dhe i bie që të kalojë shumë kohë fizike jashtë shtëpisë, atëhere duhet që ne të mbajmë atë balancën që për ne është shumë e rëndësishme, fëmijët dhe marrëdhëniet. Na është dashur që deri diku të rregullojmë atë barazpeshimin. Nuk është e lehtë sepse edhe ajo koha cilësore që ne kalojmë me njëri-tjetrin, është zvogëluar, edhe bisedat tona, kanë ndodhur përsëri, por Tonit i është dashur të jetë më shumë larg shtëpisë. Ka ditë që më bën me zemër, më ngrin gjakun.

Duke e njohur Tonin për vlerat që ai ka, për përkushtimin dhe dashurinë, gjithashtu njoh edhe ekpin që punon, ata djem dhe vajza që janë në zonën tone, i shikoj si punojnë, me sa dashuri takojnë njerëzit, nuk bëhet fjalë vetëm për fushatën, por gjithmonë. Ne kemi dëshirë që në komunitetin tonë të ketë një frymë të mirë, një frymë që ne e duam njëri-tjetrin dhe e mbështesim pavarësisht bindjeve, politike apo fetare. Ndërsa ti je i përgatitur deri diku e ke dorëzuar bashkëshortin tënd që t’i shërbejë atyre njerëzve dhe të ketë më shumë kohë për të takuar njerëz dhe ti e di që janë bërë më të mirën.

Në fund të ditës ose do jetë një lajm që t’i lexon, ose do jetë diçka në media dhe ti thua o Zot i madh si ka mundësi. Brenda teje ndodh një gjë që ta ngrin gjakun, të lëviz tensioni. Megjithatë për familjen tonë ka qenë një situatë ndryshe, nuk e kemi bërë më përpara këtë gjë dhe kemi vendosur që këto gjëra të vogla t’i rregullojmë mes nesh të katërt, që kur të vijë babi të ndajmë me të fitoret e ditës, për shembull, me shkollën, edhe i vogli dhe fëmijët e mëdhenj dhe ndonjë gjë që ne vërtet duam ta ndajmë për mos ta ngarkuar më shumë. /tvklan.al