“Kanë dalë 2 mijë pronarë në kodrën e Porto Palermos”

“Kanë dalë 2 mijë pronarë në kodrën e Porto Palermos”

22:52 06/11/2019

Zaptimi i tokave ka nxjerrë me pronarë edhe gjirin e Porto Palermos që ka qenë historikisht tokë shtetërore gur e shkëmb, dhe jo tokë bujqësore. Jo vetëm kaq, por ishte edhe zonë ushtarake. Ndërsa sot në këtë kodër kanë dalë pronarë. Drejtori i Kadastrës, Artan Lame ka thënë në emisionin “Opinion” në Tv Klan se në kodrën e Porto Palermos janë rreth 2 mijë pronarë të cilët kanë parcela nga 100 metra.

Artan Lame: Këtu jemi në një dramë tjetër që është për të ardhur keq. Jemi në mbylljen e gjirit të Porto Palermos.

Blendi Fevziu: Po kjo ka qenë shtetërore?

Artan Lame: Jo vetëm shtetërore, por ishte gur! Ishte dhe zonë ushtarake. Këto janë parcela 10×10, pra nga 100 metra.

Blendi Fevziu: Sa pronarë ka vetëm kjo kodër?

Artan Lame: Ma ha mendja mund të dalin 2 mijë.

Blendi Fevziu: 2 mijë pronarë vetëm në kodrën e Porto Palermos? Porto Palermo ka qenë zonë ushtarake. Si ka dalë me pronarë?

Artan Lame: Është ndarë me 7501. Kanë ndërruar bonitetin, e kanë kthyer nga shkëmb në tokë bujqësore dhe pastaj kanë filluar… Imagjinino sikur secili këtu të bëjë vilën e vetë, do mbytin njëri-tjetrin.

 /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi