Sipas aktit normativ nga Ministria e Drejtësisë, qindra të burgosur që përmbushnin kriteret, do të qëndronin 3 muaj në shtëpi në karantinë.

Por edhe pse emrat dolën, disa prej tyre nuk mundën të dalin nga qelitë. “Stop” sjell 2 raste nga burgu i Fierit me këtë problematikë dhe një nga Tirana, nga burgu 302.

Tre raste të tjera raportohen nga burgu i Rrogozhinës dhe familjarët e të burgosurve denoncojnë faktin, se të afërmit e tyre e kanë emrin në listën e daljes, por nuk u jepet leja.

Edhe nga burgu i Fushë-Krujës konstatohet e njëjta problematikë. Drejtuesi i burgut të Rrogozhinës dhe juristi i burgut të Fierit, nuk japin asnjë shpjegim, duke thënë se të dhënat janë sekret.

Por gazetari i “Stop” komunikoi me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe komisionin e Apelimit dhe specialistja e kësaj strukture, u njoh me rastet për të cilat do të merret një vendim. /tvklan.al