Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” është bërë Floriani dhe Driola të cilët kanë pasur një lidhje dashurie dikur. Të dy kanë pasur një lidhje 2-vjeçare së bashku, por më pas u ndanë. Pasi u ndanë Driola e fton sërish në shtëpinë e saj Florianin, ku qëndruan dy ditë dhe fjetën bashkë. Pas një muaji, Driola i thotë Florianit në telefon se ajo ka ngelur shtatzënë dhe ky u gëzua. Por pas 6 muajsh, Driola i thotë se ka bërë shaka dhe babai i fëmijës është dikush tjetër dhe jo ai. Kur lindi djali i Driolës e ka regjistruar me atësinë e Florianit. Tani ai dyshon se është fëmija e tij dhe kërkon ndihmën e Eni Çobanit për të zbardhur të vërtetën.

Floriani: Përshëndetje zonja Eni unë jam Florian Cacani. Unë kam ardhur për një problem. Kam bashkëjetuar më përpara me zonjën që kam thirrur këtu.

Driola: Po ka ardhur tek unë ke fjetur.

Floriani: Në vitin 2012 në Dhjetor unë kam shkuar tek zonja Diola.

Driola: Po fjete dy ditë me mua.

Floriani: Kam fjetur dy net dhe kam ikur.

Driola: Po ke ikur, ke thyer qafën me dele.

Floriani: Në Janar, zonja atje më ka marrë në telefon dhe më tha që mbeta e rëndë. U gëzova shumë, e mora në telefon dhe i thashë bravo. Mbas 6 muajve, më merr zonja e më thotë që nuk është fëmija jot.

Driola: Po i kujt është ai fëmijë mo?

Floriani: Është i një tjetri, prapë u mendova dhe u mendova dhe nuk e besova.

Driola: Po me ty e bëra, me kë e bëra o? Është i joti, mbaje të të rrojë.

Floriani: Do dalë se janë numëruar me gishta nga Dhjetori derisa linde.

Driola: I dike të numëruarat ti, kur lindin gratë, ti je i rrezikshëm, doktori i grave, i mban mend kur lindin gratë.

Floriani: Janë shkruar tamam.

Driola: Për të mbarsur juve i dini edhe për të lindur i dini.

Floriani: Kur kam ardhur unë në Dhjetor, ke bashkëjetuar me ndonjë tjetër?

Driola: Po kam patur një tjetër unë, s’ka rëndësi.

Floriani: E ti e beson që fëmija është i imi.

Driola: I joti është, bëja ADN-në fëmijës.

Floriani: Nuk është fëmija im.

Driola: I kujt është, është i Edi Ramës mo?

Floriani këmbëngul që djali që ka lindur Driola para 8 vitesh nuk është i tij sepse nga llogaritë e muajve që ka bërë, fëmija i del të ishte 8 muajsh kur lindi dhe jo 9 muajsh. Edhe kur foli me doktorin, ai i tha që fëmija është 9 muajsh. /tvklan.al