Rivalë të përbetuar, por këto dy shtete luftojnë ndryshe…

India dhe Pakistani kanë zhvilluar 3 luftëra në shkallë të gjerë që kur fituan pavarësinë nga Britania e Madhe në vitin 1947. Kanë pasur një sërë përleshjesh e konfliktesh, ndërsa përshkallëzimi i fundit vjen pas një sulmi vdekjeprurës me armë ndaj turistëve, gjë për të cilën India i hedh fajin Pakistanit.

Një kujtesë për të mos i çuar gjërat larg

Faktori që dominon në përplasjen e tyre është arsenali i armëve bërthamore. Ata kanë mjaftueshëm armë sa për ta zhdukur njëri-tjetrin. Gamën e rezervave të mëdha e kanë krijuar qëllimisht për t’i kujtuar kundërshtarit se shkatërrimi është i garantuar në çdo kohë.

Megjithatë, asnjëri vend nuk i zbulon aftësitë e veta bërthamore. Mendohet se kanë nga 170 dhe 180 koka bërthamore me rreze të shkurtër, të gjatë dhe të mesme veprimi. Kanë sisteme të ndryshme të shpërndarjes dhe lëshimit të këtyre armëve drejt objektivit. Nga ana tjetër, kjo fuqi i pengon shpesh edhe në ndërmarrjen e ndonjë sulmi.

Nuk motivohen nga konkurrenca për burime!

Pakistani ka burime të mëdha minerale, por India s’ka interes. Kanë edhe dallime të theksuara ideologjike, por s’kanë aspak qëllim pushtimin në vetvete.

Pika e vetme që shkakton tensionet është Kashmiri, një rajon shumë i diskutuar e luftuar për dekada me radhë i Himalajeve. Pretendimet për këtë territor dy shtetet i kanë pasur që prej 1947-ës.

Secili vend kontrollon një pjesë të Kashmirit, i cili ndahet nga një kufi tejet i militarizuar. Shpërthimet në kufi janë kthyer në një gjë të zakontë atje, ku s’mungojnë as akuzat për terrorizëm.

Krahasim i shkurtër

India është shteti që shpenzon më së shumti për mbrojtjen në botë, 74.4 miliardë dollarë vetëm për këtë vit! Është po ashtu një nga importuesit më të mëdhenj të armëve në rang global. Nga ana tjetër, Pakistani nuk është i dobët, por nuk barazohet dot me Indinë. Kjo e fundit ka më shumë se dyfishin e numrit të forcave të armatosura. Por Indisë i duhet të përballet herë pas here edhe me Kinën, që është e shqetësuar për sigurinë detare në Oqeanin Indian.

Të dyja shtetet provokojnë ose kanë tendencën të vënë udhëheqësit nën presion publik, lëvizje që burojnë vetëm nga “Vija e Kontrollit”. Pikërisht për shkak të qasjes së çuditshme që kanë, bota është në ankth për veprimet që mund të ndërmarrin!

/tvklan.al