“Po pres anijen e fronistëve”, Lei Kraja dhe Xhensila Pere pjesë e “Love Story VIP” në Tv Klan?

Panelit të opinionisteve, iu bashku ditën e sotme dhe moderatorja e njohur, Lei Kraja, e cila mori një propozim në studio për të qenë pjesë e “Love Story Vip”. Ndërkohë që Xhensila Pere e konfirmoi që po pret fillimin e formatit, a pranoi sfidën Lei?

Zhaklin Lekatari: Sellma mund edhe të ndërhyjë dhe të prishë çdo gjë që është e ndërtuar deri tani, i ka mundësitë dhe është e hapur loja.

Eni Shehu: Xhensila nuk t’u dëgjua zëri i gojës sot…

Xhensila Pere: Sepse unë sot kam preferuar të qëndroj…

Eni Shehu: Je ftohur?

Xhensila Pere: Jo, isha e ftuar në një dasmë, mungoi këngëtari dhe këndova unë.

Eni Shehu: Nuk u martove shyqyr Zotit, të kemi beqare akoma.

Xhensila Pere: Jo, sepse unë po pres anijen e fronistëve VIP, kështu që…

Eni Shehu: Meqë jemi këtu, Lei Kraja kemi hapur një lojë që mbase rezulton dhe e vërtetë… Të sfidojmë që të jesh froniste VIP në “Love Story Vip”, e pranon apo nuk e pranon?

Lei Kraja: Nuk e di. Ishim duke folur qëparë… Si ishte ajo ‘mund të mos jemi single, por dashurinë e kemi’.

Eni Shehu: Kështu që pranon besoj?

Lei Kraja: Ishte pranim kjo? Nuk e di, duhet menduar, por pse jo?! Aventurë!

“Puthe moj”, Lei Kraja këshillon publikisht Anxhin në lidhje me Xhonin

Xhoni i surprizoi të gjithë me zgjedhjen e tij duke i dhënë trëndafilin njërës nga konkurrenteve më të reja në “Love Story”, Rominës. Ka qenë kjo zgjedhje e tij që është komentuar ditën e sotme në formatin e dashurisë, duke ngjallur një diskutim mes fronistit dhe Anxhit.

Anxhi: Unë jam xheloze dhe në këtë pjesë që zgjedh dhe vajzat e reja kështu, por prapë mendoj që mbase ndjek edhe formatin dhe nuk do që të bëhen këto takime të shpeshta me mua, duke qenë se nuk kemi arritur shumë.

Sellma: Xhoni është në një emision që ka të gjithë të drejtën e botës të zgjedhë dhe me kalimin e kohës ne do të shkohim cila është e vërteta dhe si qëndron situata.

Xhoni: Deri tani jam habitur si Sellma ka aq vetëbesim dhe unë s’kam parë një vajzë të atillë. Është shumë e mirë,  të paktën ajo nuk është fake.

Eni Shehu: Xhoni e ke bërë takimin me Rominën, mund të na tregosh diçka në lidhje me të, si ka vajtur?

Xhoni: Ka qenë takim i bukur, por të mos flas shumë…

Eni Shehu: Po ju vajza, për ta mbyllur për sot, Lei?

Lei Kraja: Mos e mbani veten sepse nuk do ta kuptoni kurrë Xhonin, as ai juve, kështu që e kam për Anxhin sepse kam qejf që t’i japë diçka. Një puthje nuk është asgjë, po puthe moj, puthe.

Xhoni: Nuk është tek puthja vetëm sepse është diçka e lehtë.

Lei Kraja: Është tek kimia sepse nëse puth, e kupton njeriun. Do të doja shumë që me Anxhin të kishit një shans tjetër, por nuk i dihet.

Xhoni: Nuk përgjigjet pra. Përgjigjet Kleona për Anxhin. Çfarë t’i bëj unë Anxhit?

Anxhi: Kleona jep mendimin e vet, nuk përgjigjet për mua. Jep mendimin e vet.

Xhoni: Pse flet Kleona? Sepse do të të mbrojë ty sepse Kleona di të flasë.

Lei Kraja: Kam akoma besim tek Anxhi.

Ndahet ‘çifti’ Anxhi-Jonny?! “Nuk jemi të dashuruar”

Në puntatën e transmetuar ditën e sotme në “Talk Love Story” u vu re një “krisje” e marrëdhënies mes dy protagonistëve të këtij formati dashurie, Xhonit dhe Anxhit. Kjo e fundit është shprehur se ka një interes për fronistin, por kjo nuk do të thotë se ato janë të dashuruar së bashku.

Eni Shehu: Nëse nuk të ka ikur logjika akoma dhe nuk ke dëshirë që ta puthësh, ndoshta nuk ke interes të vërtetë….

Xhoni: Nuk është e vërtetë.

Eni Shehu: Xhoni unë, po perfirazoj fjalët e tua.

Anxhi: Unë dhe Xhoni kemi interes për njëri-tjetrin, por kjo nuk do të thotë që jemi të dashuruar me njëri-tjetrin, kështu që kjo më duket pak pa kuptim sepse normalisht kur dashuron e humbet logjikën, nuk mendon fare asnjë lloj gjëje, por ideja është se ne nuk jemi të dashuruar me njëri-tjetrin. Kemi interes, por dashuria është një gjë më e madhe, kështu që unë akoma nuk e kam humbur logjikën.

Xhoni: Është një gjë e bukur sepse unë kur filloj ta dashuroj, kur kam interes e kap direkt këtë pjesën a është interesi i dashurisë, a do të hyj në dashuri, atje filloj unë. Nuk pres që të dashurohem unë sepse dashuria është diçka kur pi një verë, rrini më vehte dhe  jo të dalësh nëpër kafe dhe të bësh: Jo unë jam me këtë. Jo, kështu nuk është dashuria. Kjo është thjesht ta njohësh tjetrin dhe sa t’i kapësh pjesën e qejfit asaj. Por dashuria fillon në shtëpi kur je me tjetrin dhe e merr  vesh a duroj unë dot kur po flet gjithë ditën, ajo është dashuria.

Eni Shehu: Dua të dëgjoj Sellmën.

Sellma: Unë doja të thoja që në radhë të parë ajo që bëra për Xhonin ishte njerëzore dhe pastaj veçanërisht që unë Xhonin e pëlqej shumë, e vlerësoj shumë dhe vlerësoj dhe atë pjesën që ai ka një respekt shumë të madh për vajzat.

Jonny i zhgënjyer nga Anxhi: Nuk kam çfarë t’i bëj zemrës sime

Jonny, një prej fronistëve të spektaklit “Love Story” në Tv Klan nuk ka qenë mirë nga ana shëndetësore. Gjatë qëndrimit në shtëpi ai ka treguar se vetëm një prej konkurrenteve, Sellma ka qenë ajo që është interesuar për shëndetin e tij.

Kjo ka bërë që Jonny të ndryshoj mendim për marrëdhënien e tij me Anxhin, një konkurrente për të cilën ai ka simpati dhe ka bërë më shumë takime.

Jonny: Ku shikohet se kur dikush ka interes për ty? Kush të merr në telefon? Sellma më ka marrë në telefon edhe Anxhi më ka pyetur si je. Më ka thënë a do një supë? A ka diçka të bëj unë për ty? Çfarë të duhet? Me zemër, po unë nesër, pasnesër nuk do shikoj a dal bukur në televizion. Më pëlqen mua Shqipëria? Sellma është një vajzë që ndoshta nuk shihet shumë në televizor, është më e vërtetë për mua. Do i marr gjërat më avash, jam zhgënjyer edhe nga vetja ime. Po u dashurova me tjetrin nuk pyes asnjëri. Do bëj atë që më do mua zemra… Kam shumë respekt si për Anxhin dhe mamanë e saj, por nuk kam çfarë t’i bëj zemrës sime.

Kanë qenë këto fjalën e Jonny në dhomën e kuqe ku ai ka treguar se marrëdhënia e tij dhe Anxhit mund të mos ketë një fund të lumtur vetëm për sytë e shqiptarëve dhe publikut. Nuk është vetëm mungesa e puthjeve mes të dyve, por edhe ajo ka një rol ka thënë fronisti. /tvklan.al