Motra apo vëllai më i madh janë gjithnjë më të kujdesshëm dhe mbrojtës ndaj më të vegjëlve, por ka raste kur rregulli ‘përmbyset’. Rolin e më të madhit e rrëmben fëmija më i vogël që përpiqet të jetë më i përgjegjshëm, pavarësisht moshës.

Pedagogia Xhoi Jakaj tregon në “Shije Shtëpie” në Tv Klan se rasti konkret janë dy vajzat e saj, Oriola dhe Xhulia. Oriola është më e madhja por është Xhulia ajo që ka qenë gjithnjë një “mama” për motrën.

Xhoi Jakaj: Unë shikoj edhe Xhulian e Oriolën. Xhulia, ka vetëm 1 vit e 1 muaj diferencë me Orin dhe ajo ka qenë një mama për Oriolën, i mbante çantën në furgon, të mendosh vetëm një vit diferencë, e kishte ajo maninë për ta mbrojtur. “O ma, po kjo po mos të jem unë në furgon gjatë kohës që ikim në kolegj, kjo do i lërë të gjitha”. E kishte maninë që vetëm unë e mbroj se ndoshta kjo do i harrojë të gjitha dhe ajo që i thotë “po kur mos të të kem ty?”/tvklan.al