Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri dy të rinj.

Në pranga ka përfunduar Adrian Qiqi, i dënuar më parë. Ai akuzohet se për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri tip “Kallashnikov”, 24-vjeçarin E.E., dhe 26-vjeçarin R.K.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip “Kallashnikov”.

38-vjeçari do të përballet në gjykatë me akuzat për “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”./tvklan.al