Një i ri është arrestuar për kanosje të një punonjësi policie për shkak të detyrës.

Policia tha se në pranga ka përfunduar 19-vjeçari me iniciale M.B, banues në Ballsh.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në qendër të qytetit të Ballshit, ka kanosur me thikë për shkak të detyrës, punonjësin e patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mallakastër”, tha policia në një komunikatë.

Materialet i kaluan Prokurorisë dhe i riu do të përballet në gjykatë me akuzat për “kanosje për shkak të detyrës”. /tvklan.al