Një 64-vjeçar është arrestuar në Selenicë të Vlorës pasi kanosi të birin me armë zjarri.

Sipas policisë, Qani Gaba u vu në pranga pasi në banesën e tij në fshatin Mesaplik, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri djalin e tij 36-vjeçar L.G.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, në oborrin e banesës, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë armë zjarri model 56.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme./tvklan.al