Policia e Tropojës ka vënë në pranga 2 vëllezër banues në Fierzë, pasi akuzohen se kanë kanosur dhe kanë goditur me sende të forta një person.

Mësohet se janë arrestuar vëllezërit me iniciale B. Gj.,  34 vjeç, P. GJ., 42 vjeç. Të dy në fshatin Gri, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kanosur me jetë dhe goditur me sende të forta një banor të fshatit Lekbibaj.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim./tvklan.al