Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi kanë kundërshtuar urdhrin e Policisë.

Në një njoftim për mediat, blutë e Tiranës bëjnë me dije se në pranga kanë rënë H.T. 23 vjeç dhe K.E. 29 vjeç, si dhe është proceduar A.Ll 32 vjeç, pasi nuk i janë bindur urdhrit të efektivëve për të ndaluar.  Në momentin që policia ka tentuar t’i arrestojë ata kanë bërë rezistencë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H.T., 23 vjeç dhe K.E., 29 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi A.Ll., 32 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtuesi i mjetit shtetasi A.Ll., nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Qarkullimit Rrugor kur i ka bërë shenjë ndalimi mjetit, ndërsa pasagjerët në mjet shtetasit H.T dhe K.E.,kanë kundërshtuar dhe kanë kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë, për të shmangur shoqërimin e tyre në Komisariat”, njofton Policia.

Po ashtu gjatë orëve të fundit në Tiranë janë arrestuar dhe 6 persona të tjerë, për vepra të ndryshme penale./tvklan.al