Pronari i një lokali në Durrës u kanos nga dy persona me precedentë të mëparshëm penalë, të cilën i dëmtuan atij edhe biznesin. Burime zyrtare të policisë thonë se kanë vënë në pranga dy autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, ndërsa janë proceduar penalisht edhe dy të tjerë për kallëzim të rremë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrim prone”, shtetasit Dh. Gj., 40 vjeç, banues në Kuçovë dhe K. T., 28 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Kanosja”. Këta shtetas, në lagjen nr. 13, Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur shtetasin D. Q., pronari i një lokali dhe kanë thyer xhamat e këtij ambienti. Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Deklarimi i rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore”, shtetasit A. I., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Rr., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje””, thotë policia në njoftimin e saj për mediat.

Pas ngjarjes, 4 personat në fjalë tentuan të largoheshin me makinë, por u kapën nga policia./tvklan.al