Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia në kryeqytet, pasi ka qenë i shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka kanosur një gjyqtar.

Andri L. u kap nga forcat e Komisariatit Nr.2 të policisë.

Ai u ndalua në zonën e Komunës së Parisit dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. /tvklan.al