Tiranë- Arrestohet një 39-vjeçar për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, si dhe sekuestrohet një armë zjarri “pistoletë”.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, arrestuan në flagrancë shtetasin, me inicialet B. B., 39 vjeç.

Sipas policisë 39-vjeçari, pas një konflikti në rrugën “Zydi Herri” ka kanosur tre shtetas duke qëlluar në ajër me armë zjarri “pistoletë”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë./tvklan.al