Kansas City Chiefs kampion i SuperBowl


Kansas City Chiefs kampion i SuperBowl

11:30 12/02/2024

Fiton titullin për herë të katërt në histori, Mahomes drejt rekordit

Kansas City Chiefs konfirmohet kampione e SuperBowl. Për herë të dytë radhazi dhe të katërtën në histori, kjo skuadër u ngjit në majën më të lartë të futbollit amerikan.

Një përmbysje spektakolare në pjesën e dytë ndaj San Francisco 49-ers me shifrat 25-22 në kohën shtesë kurorëzoi kampione Kansas që ruan trendin e fitoreve të titullit.

Tre herë kampione e SuperBowl në 5 vitet e fundit, për tu bërë skuadra e parë që e bën një gjë të tillë. Hero ishte qendërmbrojtësi, Patrick Mahomes, i cili u shpall lojtari më i mirë i finales dhe kurorëzohet për herë të tretë kampion në karrierë.

Triumf që shoqërohet edhe me një shpërblim të majmë financiar. Lojtarët e Kansas City Chiefs, do fitojnë rreth 164,000 Dollarë secili, teksa nga ana tjetër, ata të skuadrës humbëse, ato të San Francisco do të marrin rreth 89 mijë Dollarë.

Klan News









Të ngjashme