Për programin “Historia ime” në TV Klan në një lidhje në Skype ishte kantautori i njohur Gjergj Leka.

Ai u shpreh se e ka më të thjeshtë që të kalojë ditë në këtë periudhë vetëzolimi sepse merret me studion që ka në shtëpi.

Por për kantautorin, meraku më i madh është familja e tij,e cila gjendet në Itali.

Mirela Milori: Si po i kalon këto ditë?

Gjergj Leka: Si të gjithë shqiptarët, unë ndoshta dhe më me fat sepse kam dhe studio në shtëpi, që bëj dhe programin, se e kam kaluar në shtëpi dhe kam me çfarë ta mbush kohën. Por merakun më të madhe e kam në Itali, ku kam familjen, se u ndamë.

Mirela Milori: Është vajza?

Gjergj Leka: Kam gjithë familjen atje, unë jam vetëm në Shqipëri edhe nusja, dy vetë jemi. Të gjithë i kam atje dhe ju e dini situata atje është shumë e rëndë.

Mirela Milori: Flet me ta përditë besoj?

Gjergj Leka: Flas çdo ditë me telefon, por dhe atë me problem sepse nuk kanë ku të mbushin dhe telefonat aty. Është dhe një problem tjetër, edhe telefonat i mbushim me leje, kanë filluar të dalin njëherë në 3-4 ditë, edhe për gjërat shumë të nevojshme. Janë kujtuar vonë ti marrin këto masa, fatkeqësisht./tvklan.al