Kantautori i njohur: Tronditjen e madhe e kam pësuar kur u riktheva në Shqipëri



Kantautori i njohur: Tronditjen e madhe e kam pësuar kur u riktheva në Shqipëri

14:05 26/06/2020

Kantautori i njohur, Kujtim Prodani  ishte i ftuar ditën e sotme në programin “Historia ime”, në Tv Klan. Ai tregoi mjaft detaje interesante nga jeta e tij profesionale, por edhe ajo private.

Prodani u shpreh se tronditjen më të madhe e ka pësuar kur u rikthye nga Austria në Shqipëri. Sipas tij ishte një aventurë e tmerrshme, që të vish në vendin tënd dhe të kuptosh që nuk është më vendi yt. I mungonte ajo gjenerata dhe ai brez që do ta bënte edhe më të stuhishme duartrokitjen në skenë.

Më tej, kantautori shton se bukurinë, hijeshinë dhe vlerën një vendi ia japin njerëzit.

Kujtim Prodani: Nuk e bëjnë as ndërtesat, as rrugët, as emri i Anitës, i Agimit dhe i shumë artistëve të njohur një qytet, e bëjnë njerëzit. Këtij qyteti i mungojnë njerëzit, përpjetë të hidhen me 50 kate dhe me fusha sporti dhe me stadiume, jo nuk rikuperohet humbja e disa gjeneratave, largimi i tyre nga Amerika në Australi, nga poli i Veriut në jug, edhe në Antarktidë mund të ketë shqiptarë me siguri. Kjo e bën që t’\i ta duash ose jo një qytet dhe unë shokun më të madh të jetës time, nuk e kam patur as kur vdiqën prindërit e mi, as kur ika refugjat, jo vajzë e dashur. Kërkoj ndjesë për tonin, publik i mirë, por kështu jam unë, ma lejon mosha, ma lejojnë thinjat. Unë tronditjen e madhe, e kam pësuar kur u riktheva në Shqipëri, u riktheva nga Austria në Tiranë dhe pashë që i kisha punët jo mirë. Ishte një aventurë e tmerrshme të vish në vendin tënd dhe të kuptosh që ky nuk është më vendi yt. Janë të njëjtat rrugë, të ndryshuara me emra të tjerë, por të mungon ajo gjenerata, ai brez që do ta bënte edhe më të stuhishme duartrokitjen në skenë ose në sallë, ku unë performoj. Sot më mungon mua kjo. Natyrisht që publiku i Kujtimit është i kufizuar dhe i heq kapelen dhe mirënjohje, se pa atë duartrokitje, pa atë inspirim do ta quaja unë, nuk do të isha sot këtu. Por insistoj që bukurinë, hijeshinë, lezetin dhe vlerën një vendi ia japin njerëzit./tvklan.al




Të ngjashme