Në mediat e huaja qarkullojnë lajme që çifti i shumëpërfolur i Grammy 2025 janë ndarë. Mendohet që Kanye West dhe Bianca Censori të jenë ndarë 11 ditë pas skandalit në tapetin e kuq, ku modelja doli totalisht nudo duke ekspozuar pjesët intime të trupit.

“Daily Mail” ka zbuluar se pas kësaj reperi, Kanye West ka thyer heshtjen. Në rrjetet e tij sociale ai postoi një deklaratë të cilën e zhduku menjëherë.

“Po! Shtrëngimi është i paligjshëm. Detyrimi është akt ‘dhune’ ndaj dikujt tjetër për të bërë diçka kundër vullnetit të tij, nëpërmjet kërcënimeve ose frikës. ‘Dhunë’ e cila mund të përfshijë dëmtime fizike, abuzim psikologjik, zhvatje, shantazh ose sulm seksual”, pati shkruar West.

Nuk dihet se çfarë ka nënkuptuar Kanye West me postimin e tij, i cili u fshi menjëherë pas pak minutash. Por, mendohet se ata kanë rënë dakord verbalisht që modelja të marrë një pagesë prej 5 milionë dollarësh pas martesës së shkurtër, e cila filloi në Dhjetor të vitit 2022.

Një burim pranë reperit konfirmoi se çifti tashmë është ndarë dhe se presin një dosje ligjore për t’i dhënë fund martesës në ditët në vijim.

Censori mendohet se tani për tani do të qëndrojë në shtëpinë e tyre prej 35 milionë dollarësh në Beverly Park North, Los Angeles. /tvklan.al