Çifti i përfolur rrëmbejnë vëmendjen e të gjithëve në ngjarje

Kanye West shënoi paraqitjen e parë në tapetin e kuq me të dashurën e re, Julia Fox, në kuadër të Javës së Modës në Paris. Reperi dhe aktorja e ndoqën së bashku sfilatën e markës “Kenzo”, e cila shënoi debutimin e japonezit Nigo si drejtori i ri kreativ i kësaj marke të njohur të modës.

Çifti i ri dhe i përfolur i showbizit rrëmbeu vëmendje të madhe në këtë ngjarje. Ata u shfaqën të kombinuar mirë me njëri tjetrin dhe veshja e tyre u komentua shumë në mediat e ndryshme.

Aktorja e filmit “Uncut Gems”, së fundmi foli për vëmendjen që ka marrë që kur ka filluar lidhjen romantike me Kanye, ku shumë njerëz e kishin akuzuar se ajo po e shfrytëzon reperin për famën dhe pasurinë e tij.

Reperi duket se po kujdeset që ta prezantojë Julian me disa prej yjeve më të njohur të showbizit. Së fundmi, e dashura e re e shoqëroi reperin në një ngjarje private në Los Anxheles ku të pranishëm ishin, Madonna, Floyd Mayweather, Antonio Brown dhe Evan Ross. Ye dhe Fox u takuan në Dhjetor të vitit 2021, pothuajse një vit pasi ylli televiziv, Kim Kardashian, bëri kërkesë për shkurorëzim nga reperi.

Klan News