Reperi Kanye West i ka kërkuar publikisht ndihmë Mark Zuckerberg, pasi ai i deklaroi gjithë botës se kishte rreth 53 million dollarë borxhe, pas publikimit linjës së veshjeve “Yeezy” dhe albumit të ri “T.L.O.P”

“Mark Zuckerberg e di që është ditëlindja jote, por të lutem më merr në telefon”, ka shkruar 38-vjeçari në llogarinë e tij në Twitter.

“E di që e di hip hop dhe që e do artin. Unë jam artisti yt i preferuar, por më shiko, mezi po mbaj frymë dhe mezi po paguaj albumin tim të ri”

“Mark po të kërkoj publikisht ndihmë”!!

“Njerëz, ju lutem klikojeni, shpërndajeni në Facebook, Instagram dhe bëni çfarë është e mundur që Mark të më ndihmojë”, vijon Kanye në një seri publikimesh në Twiter.

Më parë, Kanye i kishte kërkuar krijuesit të Facebook, që t’i dhuronte një bilion dollarë, madje ai ka akuzuar dhe individë të pasur në Amerikë, se ata hapin shkolla në Afrikë dhe nuk e ndihmojnë atë. E ka seriozisht ky?!/tvklan.al