U përpoqën të fshiheshin, por u kapen nga paparacët

Keni Uest, ish-bashkëshorti i Kim Kardashianit e ka të pamundur të mbajë të fshehta marrëdhëniet e tij. U përpoq më kot të mbante të fshehtë marrëdhënien e tij të re me modelen seksi 23-vjeçare Monika Korgan, me të cilën paparacët e fiksuan gjatë vizitës së tij në shtëpinë e re që e ka blerë kohët e fundit për 75 milionë Dollarë dhe që ende është në fazë rinovimi në Malibu të Kalifornisë.

45-vjeçari u përpoq ta mbante marrëdhënien e tij larg syve të publikut, ndërsa mbuloi fytyrën me kapuç kur pa kamerat para tij. Megjithatë, tashmë gjithçka është zbuluar, madje edhe të dhënat e të dashurës së tij 22 vite më e re, që njihet si ylli i platformës OnlyFans që mbështet krijuesit e rinj.

Nuk dihet ende se si ka ndikuar ky lajm në marrëdhënien me ish-bashkëshorten Kim Kardashian, e cila u nda në fillim të këtij muaji, nga partneri i saj Pit Dejvidsën.

Tv Klan