Revista prestigjioze Forbes e rendit tek më të pasurit e botës

Pas Kylie Jenner, listës për pasuri të madhe i shtohet edhe bashkëshorti i Kim Kardashian, reperi Kanye West. Sipas revistës Forbes, shifra e pasurisë së bashkëshortit të Kim Kardashian është 1.3 miliardë dollarë. Por përpos pronave të paluajtshme që ai ka, që shkon afërsisht 21 milionë dollarë, West ka edhe disa bashkëpunime me firma të njohura si Nike, Adidas etj.

Nga linja e tij atleteve Yeezy, ai ka bërë shumë para, pasi ato shiten për më shumë se 200 dollarë një palë në Shtetet e Bashkuara dhe jo vetëm.

Marka Yeezy është duke sfiduar Air Jordan Nike për cilësinë më të mirë në botë që aktualisht ka marrë pëlqimet e shumë njerëzve. Ndërkaq fitimet më të vogla i ka nga shitja e albumeve.

Revista Forbes shkruan se për vite me radhë, West i kërkonte që ta rendiste si një nga të pasurit më të mëdhenj, por kërkesa e tij ishte refuzuar.

Kanye ka pretenduar se pasuria e tij shkon deri në 3.3 miliardë dollarë dhe kjo për të ishte prova më e fortë për t’u renditur si më i pasuri nga Forbes.

West është reperi i dytë amerikan që hyri në listën e Forbes pas Jay-Z, i cili u rendit i pari vitin e kaluar.

Klan Plus