Kanye West do të quhet Ye dhe këtë ndryshim të emrit tashmë e ka bërë ligjor. Nuk bëhet fjalë vetëm për emrin e tij të parë, artisti nuk do të këtë as emër të dytë por thjesht Ye.

Sipas Deadline, Gjykata Supreme e Los Angeles, ka aprovuar kërkesën të cilën Ye e ka bërë më 24 Gusht. 44-vjeçari është shprehur se këtë ndryshim e ka bërë për arsye personale.

Ye e ka përdorur emrin më parë si një nofkë, madje e ka titulluar albumin e tij në 2018 me të njëjtin emër. Tre vite më parë ai e shpjegoi çfarë kuptmi kishte Ye në radion DJ Big Boy.  “Unë besoj Ye është fjala më e përdorur në Bibël. Në Bibël do të thotë ti”.