Për shkak të divorcit nga Kim Kardashian

Sipas te gjitha gjasave, Kim Kardashian dhe bashkeshorti i saj Kanye West janë duke shkuar drejt divorcit, nderkohë që burime të afërta me reperin janë shprehur për revisten People se ai nuk po ndihet aspak mirë për këtë.

“Kanye nuk është aspak mire, ai është në ankth dhe ndihet shumë keq. Reperi e ka kuptuar që martesa ka perfunduar dhe se nuk mund të bëjë asgjë në këtë drejtim. Ai po ashtu e di se çka është duke humbur”, ka thënë burimi.

Nderkohë që, burime të afërta me çiftin kanë thënë se viti 2020 ishte vit i përpjekjeve për të mbajtur të gjallë martesën. Mirëpo, në Janar të këtij viti është thënë se Kim po planifikon ti jap fund martesës disa vjeçare me reperin amerikan.

Edhe pse Kardashians janë të njohur për drama, ndarja e pasurisë mund të jetë më e lehtë se sa pritej. Duke pasur parasysh aksionet dhe duke marrë parasysh që eshte martesa e tretë e Kim, çifti ka të ngjarë të ketë një kontratë paramartesore. Për më tepër, pasuritë e tyre më të mëdha janë në pronësi të pavarur dhe operohen nga bizneset, çifti gjithmonë kanë pasur flukse të ndara të të ardhurave që nga dasma e tyre në 2014.

Klan News