Artisti Kanye West, i njohur tani edhe si Ye, ndodhet nën hetim nga policia amerikane pas një incidenti që ndodhi jashtë “Magazinës Soho” në një klub nate.

Sipas mediave të huaja, West nuk është arrestuar ende. Një video e siguruar nga tabloidi TMZ, e regjistruar nga një kalimtar i rastësishëm, tregon reperin në dukje i inatosur duke bërtitur. Mësohet se ai ka goditur me grusht një fans që i kërkoi autograf. Incidenti ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit dhe nëse Kanye shpallet fajtor do të vuajë një dënim  prej gjashtë muajsh burg.

Ky nuk është hera e parë që këngëtari ka probleme me drejtësinë amerikane pasi në Mars të vitit 2014, Ëest sulmoi një fotograf. West iu kërkua të paguante një dëmshpërblim viktimës dhe të kryente shërbime për komunitetin.

Sakaq, Kanye ende nuk ka reaguar publikisht për ngjarjen.

Klan News