Kanye West, së fundmi ka performuar këngët e albumit të tij më të fundit në një burg në Teksas. Rreth 200 të dënuar e kanë pasur mundësinë që ta takojnë nga afër reperin amerikan.

“Jesus Is King” mban emrin albumi më i fundit i Kanye West, i cili po arrin një famë të jashtëzakonshme. Fillimisht, këngët e tij u shoqëruan edhe me një kor dhe më pas u transferua përmes një tuneli të fshehtë tek një tjetër strukturë.

Të burgosurit janë emocionuar nga këngët dhe gjatë performancës së reperit nuk kanë munguar edhe lotët./tvklan.al