Në eventin e lançimit të albumit “Donda”, Kanye West performoi i vetëm në një stadium gjigand, i veshur tërësisht në të kuqe, ndërsa fytyrën e kishte mbuluar me një maskë.

Gjatë performancës së këngës “Love Unconditionally”, ai preku divorcin me Kim Kardashian me fraza si “Si munde të largohesh?” dhe “Po humbas familjen time”, ndërsa në sfond dëgjohej zëri i nënës së tij “Pavarësisht gjithçkaje, ti kurrë nuk e braktis familjen tënde”.

Pikërisht gjatë këtyre rreshtave të këngës, West ra në gjunjë duke dënesur. Pavarësisht divorcit, ai dhe Kim po mbajnë një marrëdhënie miqësore dhe e kanë mbështetur njëri-tjetrin në projektet e tyre.

Pas mbarimit të eventit, Kim dhe Kanye janë parë në prapaskenë duke qeshur me njëri-tjetrin. 40-vjeçarja zgjodhi një veshje të ngjashme me atë të ish-it, të cilin mendohet ta ketë zgjedhur vetë ai, siç ka ndodhur shpesh në të shkuarën./tvklan.al